KRUJË | U ARRESTUAN: ENES ARA; IBRAHIM GURRA; FLAMUR ZALA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 21, 2024
- 1 min read
Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:1- Z. Enes Ara.
2- Z. Ibrahim Gurra.
3- Z. Flamur Zala.
Ata ishin shpallur në kërkim policor, sepse ndaj tyre janë shqiptuar vendime penale.
Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”.
Z. Enes Ara, me moshë 36 vjeç, banues në Dragush, Shkodër, ishte shpallur në kërkim policor sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqiptuar ndaj tij dënim penal 1 vit e 6 muaj heqje lirie për veprën penale “Mashtrimi”.
Z. Flamur Zala, banues në Fushë Krujë, ishte shpallur në kërkim policor sepse Gjykata e Apelit Tiranë shqiptoi ndaj tij dënimin me 9 muaj e 22 ditë heqje lirie “Prodhim dhe shitje e lëndëve narikotike”.
Z. Ibrahim Gurra, banues në Krujë, ishte shpallur në kërkim policor sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shqiptuar ndaj tij dënim me 8 muaj heqje lire, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















