top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KROACI: NË ADRIATIK U ZBULUAN AMFORA QË I PËRKASIIN SHEKULLIT TË III-të PARA KRISHTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Ishulli Shedro (Šćedro), Kroaci | Një rrënojë dhe ngarkesa e saj me amfora u gjetën të ruajtura në mënyrë perfekte: datimi vendoset në shekullin e tretë para Krishtit.


Fundi i Adriatikut fshihte një thesar të paparë. Gjatë një zhytjeje, arkeologët nënujorë nga Ministria e Kulturës e Kroacisë gjetën një anije të mbytur të ruajtur në mënyrë të përsosur, dhe një ngarkesë amforash, që datojnë në shekullin e tretë para Krishtit.


Arkeologët nënujorë Sasha Denegri dhe Tea Katunarić Kirjakov po eksploronin në ujërat e ishullit Šćedro, disa milje në jug të ishullit Korcula, kur u gjet mbytja më e vjetër dhe më e mirë e ruajtur në Adriatikun lindor, siç raportohet nga njoftimi për shtyp nga ministria kroate.


Tani, shton dikasteri, do të nisin hetime të reja arkeologjike për të përcaktuar kontekstin historik të rrënojave, të panjohur deri më tani, në mënyrë që të përgatiten të gjitha mjetet e nevojshme që ajo të mbrohet dhe të vihet në dispozicion të publikut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page