KREU I INTELIGJENCËS USHTARAKE UKRAINASE KIRILLO (KYRYLO) BUDANOV: DRONËT TANË MUND TË GODASIN 1800 KM LARG.

Kiev, Ukrainë | “Dronët ukrainas mund të godasin objektet ushtarake të Federatës Ruse në një distancë maksimale prej 1800 kilometrash”, ka bërë të ditur në rrjetin social virtual Facebook kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirillo (Kyrylo) Budanov, siç raporton enti mediatik Rbc-Ukraine.
“Aeroportet ushtarake (ruse), të cilat janë një burim kërcënimi i vazhdueshëm për qytetet paqësore të Ukrainës, dridhen nga sulmet ajrore (ukrainase). E gjithë infrastruktura e Rusisë, që është duke punuar për luftë, ka pësuar dhe do të pësojë humbje”, shtoi oficeri i lartë, duke uruar ushtrinë për Ditën e Inteligjencës Ushtarake.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments