top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I INTELIGJENCËS UKRAINASE BUDANOV PREMTOI HAKMARRJE NË RUSI PËR HELMIMIN E BASHKËSHORTES.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 17, 2024
1 min read

Kiev, Ukrainë | “Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirillo Budanov (Kyrylo Budanov), zbuloi se kush e helmoi gruan e tij vitin e kaluar, dhe premtoi veprime hakmarrëse në territorin rus.”

Këto deklarime z. Budanov i lëshoi për gazetën franceze Çlirimi (Liberation), siç raportohet nga gazeta Kievi i Pavarur (Kyiv Independent).

“Gruaja ime ndihet më mirë”, tha z. Budanov.

“Meqenëse nuk e kam pirë helmin, e kam të vështirë të them nëse ishte një atentat. Por unë tashmë i kam mbijetuar shumë atentateve, dhe ndoshta do tu mbijetoj edhe shumë të tjerëve. Mendoj se në të ardhmen e afërt do të shihni veprime hakmarrëse”, shtoi ai.

Në fund të vitit të kaluar, inteligjenca ushtarake ukrainase njoftoi se znj. Marianna Budanova ishte shtruar në spital, për shkak të helmimit nga metalet e rënda.

Sipas raportimeve të mediave, Rusia ka bërë më shumë se 10 përpjekje për të vrarë z. Kirillo Budanov (Kyrylo Budanov).

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse e dinte se kush ishte përgjegjës për helmimin e gruas së tij, kreu i ushtrisë 007 u përgjigj: “Sigurisht që e di!”.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page