KREU I DIPLOMACISË KINEZE UANG JI (WANG YI): SHBA DUHET TË NDALOJË ARMATOSJEN E TAJVANIT DHE TË MBËSHTESË RIBASHKIMIN PAQËSOR TË KINËS SEPSE TAJVANI I PËRKET KINËS DHE DO TË RIBASHKOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28, 2024
- 1 min read
Pekin, Kinë | “Shtetet e Bashkuara duhet të zbatojnë angazhimin e tyre për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit”, tha kreu i diplomacisë kineze Uang Ji (Wang Yi), në një nga raundet e takimeve të zhvilluara në Pekin me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Amerikane, Xheik Salliven (Jake Sullivan).
“Uashingtoni - shtoi z. Ueng (Wang) në raportin e medias shtetërore - duhet të ndalojë së armatosuri Tajvanin dhe të mbështesë ribashkimin paqësor të Kinës. Tajvani i përket Kinës dhe do të ribashkohet”.
“Pavarësia e ishullit është rreziku më i madh për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, sipas z. Uang (Wang).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments