top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREMLINI: NUK ËSHTË ARRITUR ENDE MARRËVESHJE PËR TAKIM PRESIDENCIAL (SAMIT) DYPALËSH OSE TREPALËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Këshilltari i politikës së jashtme i Kremlinit, Juri (Yuri) Ushakov, tha se presidentët rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Danlld Tramp (Donald Trump), ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një takim trepalësh me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski ose për një takim dypalësh midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenski”.


Kjo u raportua nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, duke cituar një intervistë që z. Ushakov dha në televizionin shtetëror rus.


Deri më tani, ajo që është raportuar në shtyp nuk është pikërisht ajo për të cilën kemi rënë dakord.


Tani po flitet për një takim trepalësh, një takim midis Presidentëve Putin dhe Zelenski.


Por konkretisht, për aq sa di unë, nuk ka pasur ndonjë marrëveshje midis Presidentëve Putin dhe Tramp (Tramp) për këtë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page