KOSTA RIKË | PRESIDENTJA LAURA FERNANDEZ: NUK KA BUKELIZIM NË VENDIN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 minutes ago
- 1 min read
San Jose, Kosta Rikë | Presidentja Laura Fernandez, ka përjashtuar mundësinë që qeveria e saj po ndjek një Bukelizim të vendit, ndërkohë që ruan qëndrimin e ashpër kundër krimit të organizuar të trashëguar nga administrata e ishpresidentit Rodrigo Çavez (Chaves).
“Nuk ka bukelinizim këtu.
Ajo që ne replikuam ishte modeli i burgut me përmbajtje maksimale i presidentit të Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, sepse ata që u privuan nga liria e tyre nga burgu vazhduan të drejtonin bizneset e tyre, duke kryer mashtrime dhe duke urdhëruar vrasje me pagesë”, - tha presidentja Fernandez në një intervistë me entin mediatik spanjoll “El Pais”, duke shënuar 100 ditët e tij të para në detyrë.
Ajo pohoi bashkëpunimin kundër drogës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hodhi poshtë legalizimin e marijuanës si përparësi.
Lidhur me tensionet me Gjyqësorin, ajo kritikoi pandëshkueshmërinë dhe ngadalësinë e sistemit, duke e quajtur mundësinë e nënshtrimit të gjyqtarëve ndaj një votimi popullor një sugjerim të mirë, megjithëse mohoi se donte ta mbyllte institucionin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments