SALVADOR | PARLAMENTI I DOMINUAR NGA MBËSHTETËSIT E PRESIDENTIT NAIB (NAYIB) BUKELE MIRATOI REFORMË KUSHTETUESE QË HEQ KUFIZIMET E MANDATIT PËR KREUN E SHTETIT DHE I LEJON TË KANDIDOJË PAFUNDËSISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 1
- 1 min read

Salvador | Parlamenti i El Salvadorit, i dominuar nga mbështetësit e Presidentit Naib (Nayib) Bukele, ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet e mandatit për kreun e shtetit dhe i lejon këtij aleati të ngushtë të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) të kandidojë për detyrë pafundësisht.
Kjo reformë, e cila, u shqyrtua me një procedurë të përshpejtuar, u miratua nga të gjithë 57 deputetët pro-Bukele, me vetëm tre deputetë të opozitës që votuan kundër saj.
Gjithashtu parashikon heqjen e raundit të dytë të votimit dhe zgjatjen e mandatit presidencial nga pesë në gjashtë vjet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments