top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | NIKO BAKA U ARRESTUA; PLAGOSJE ME THIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 1 min read
Niko Baka

Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Niko Baka, me moshë 37 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të një subjekti (mashkull) me moshë 18 vjeç; me të cilin ka lidhje familjare.


Njoftim | Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.


Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.


Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.


Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page