KOREJA E VERIUT LËSHOI SATELITIN E PARË USHTARAK SPIUN | E NISI PËR NË QIELL POR I RA NË DET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31, 2023
- 1 min read

Penian, Kore e Veriut | Koreja e Veriut nisi atë që fillimisht e quajti një përforcues hapësinor drejt jugut, duke shkaktuar alarm në Korenë e Jugut, dhe njëkohësisht në Japoni, ku evakuimet emergjente ishin planifikuar, por më vonë u anuluan. Menjëherë pas kësaj, agjencia zyrtare e Phenianit njoftoi se raketa transportuese e satelitit ra në det, duke u përplasur në Detin Korean Perëndimor për shkak të një ndezjeje jonormale të motorit. Koreja e Veriut njoftoi dje se do të lëshonte satelitin e saj të parë ushtarak zbulues në qershor. Ky akt u dënua prerë nga SHBA-ës, sipas të cilave, nisja duhet të konsiderohet si shkelje e rezolutave të ndryshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rrit tensionet dhe rrezikon destabilizimin e situatës në rajon. Lajm në përditësim...

___.png)
















Comments