top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“KOREANËT E VERIUT” PO BËHEN ARMA SEKRETE E MOSKËS NË LUFTËN KUNDËR UKRAINËS: PRITET QË SË SHPEJTI ME TA TË PËRZIHEN EDHE TRUPAT KINEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 23, 2024
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Aleanca e diktatorëve Putin -Kim Jong Un dhe dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në luftën me Ukrainën e kapi Perëndimin në befasi dhe i dha presidentit rus avantazhe.

 

Duke folur për armët sekrete ruse, kreu i forcave speciale çeçene, Akhmat, gjenerali Apti Alaudinov, tregoi njërën prej tyre të cilën ai e konsideron aktualisht më të madhen “koreano-verioren”, ...

 

Rusët po llogarisin te koreano-veriorët për të arritur qëllimet e tyre pasi vendi me 26000000 banorë mund të dërgojë disa mijëra trupa për të ndihmuar Rusinë.

 

Por në realitet, përtej shifrave, ardhja e koreano-veriorëve ofron dy avantazhe të rëndësishme për rusët.

 

Kjo u jep atyre mundësinë që të kenë ndihmën e ushtarëve të trajnuar mirë dhe të kompensojnë dhjetëra mijëra mercenarë perëndimorë që luftojnë përkrah ushtrisë ukrainase për të mbushur boshllëqet e saj për shkak të mungesës së rezervave.


Tashmë raportohet se ardhja e koreano-veriorëve në frontin ukrainas është një mbulesë që kinezët t'u bashkohen atyre pa u vërtetuar zyrtarisht.

 

Vetëkuptohet që siberianët rusë kanë karakteristika të ngjashme fizionomike dhe racore me kinezët dhe koreanët!

 

Kuptohet se do të ketë shumë “surpriza” në frontin ukrainas.

 

Tashmë ka pasur raportime për praninë e koreano-veriorëve në Kharkiv dhe konkretisht në Kupiansk.

 

Si Kina ashtu edhe Koreja e Veriut mund t'i furnizojnë rusët me shumë personel ushtarak.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page