KORE E VERIUT | DIKTATORI KIM JONG UN SHKARKOI NË VEND ZV/KRYEMINISTRIN (TASHMË ME TË DO TË MERRET SIGURIMI I SHTETIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 20
- 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | “Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shkarkoi zëvendëskryeministrin Yang Sung-ho në vend; gjatë një vizite në projektin e modernizimit të Kompleksit të Makinerive Riongsong; përpara një Kongresi të madh të Partisë së Punëtorëve”.
Kështu raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “Kcna” - e cituar nga agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”.
“Projekti ka hasur vështirësi dhe ka shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike”, raportoi agjencia e lajmeve “Kcna”.
“Thyerja e zakoneve të vjetra të mbështetjes së shpresave tek ata që janë mësuar për një kohë shumë të gjatë me disfatizmin, papërgjegjësinë dhe pasivitetin, do të jetë një pikënisje e re për një të ardhme pioniere dhe zhvillimore”, tha agjencia në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments