KORE E VERIUT | DIKTATORI KIM JONG UN: DO TË MBËSHTESIM POLITIKËN E SOVRANITETIT TË RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Phenian, Kore e Veriut | “Koreja e Veriut do të vazhdojë të mbështesë politikën e Moskës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare të saj”.
Kështu tha diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një takimi me Ministrin rus të Mbrojtjes, Andrei Belusov (Andrey Belousov), të zhvilluar dje.
“Ushtria dhe populli rus, me siguri do të arrijnë fitoren në luftën e tyre të drejtë dhe të shenjtë”, tha ai - i cituar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Ai tha se pikërisht një vit më parë, trupat tona dhe Forcat e Armatosura Ruse mposhtën dhe eliminuan së bashku militantët e armatosur që pushtuan një rajon kufitar rus dhe çliruan rajonin Kursk.
Diktatori Kim shprehu mirënjohje për udhëheqjen ruse për përpjekjet e saj për të zhvilluar marrëdhënie aleance midis dy vendeve.
Të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi një gamë të gjerë çështjesh me shqetësim të përbashkët, përfshirë përkeqësimin e situatës ndërkombëtare dhe rajonale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments