KORE E JUGUT | ISH-PRESIDENTI JUN SUL JEOL (YOON SUL YEOL) U DËNUA ME BURGIM TË PËRJETSHËM; PROKURORËT E POSAÇËM KËRKUAN DËNIM ME VDEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 hours ago
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | “Gjykata e Qarkut të Seulit dënoi ish-presidentin Jun Sul Jeol (Yoon Sul Yeol) me burgim të përjetshëm për përpjekjen për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Yonhap”.
Prokurorët e Posaçëm (special) kishin kërkuar dënimin me vdekje, i cili, ekziston në vend, por është bllokuar nga një moratorium që nga viti 1997.
Gjykata dha vendimin e saj në vendimin e parë në këtë rast, duke thënë se ish-Presidenti Jun (Yoon) synonte të paralizonte Asamblenë Kombëtare duke dërguar trupa në kompleksin parlamentar pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments