KONFEDERATA E ZVICRËS | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË NJË FESTË MUZIKORE; NJË I VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR RËNDË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Pati të shtëna me armë zjarri në një festë tekno; si pasojë mbeti i vdekur një subjekt; disa të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Ngjarja kriminale ndodhi në Aarau, në veri të Zvicrës, në eventin “Aarau Rave VOL. 7” të mbajtur në një pistë garash me kuaj.
Policia kantonale e Aargaut konfirmoi rreth orës 8:15 të mëngjesit se pati një viktimë dhe pesë persona të plagosur, disa prej të cilëve rëndë.
Fillimisht, raportet përmendën vetëm të shtëna të shumëfishta ndaj një grupi të madh njerëzish dhe disa lëndime.
Mbetet e paqartë se sa autorë janë dhe nëse ata janë arrestuar apo janë ende në arrati.
Një video e publikuar nga enti mediatik vendor “Blick”, që thuhet se është filmuar pranë vendit të ngjarjes, kap zhurmën e afërsisht dhjetë të shtënave me armë zjarri.
Një dëshmitar okular e kishte katër autorë. Kjo nuk është konfirmuar ende.
Operacioni në shkallë të gjerë është duke vazhduar. Policia kantonale po e përshkruan atë si një situatë të veçantë.
Një helikopter ushtarak, i ashtuquajturi “Super Puma”, u aktivizua gjithashtu.
Policia po u kërkon të gjithë atyre që kanë materiale video dhe fotografike t'i dërgojnë ato në kanalin e Instagram-it të policisë kantonale të Aargaut.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments