VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: KEMI NEVOJË PËR JU SHKRIMTARË; KRIJONI HAPËSIRA LIRIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Vatikan | “Kemi nevojë për ty, imagjinatën tënde, fantazinë tënde rrëfimtarinë, mendimin tënd të gjallë.
Na duhet për të krijuar hapësira lirie dhe autenticiteti, brenda të cilave hiri hyjnor mund të bëjë të jehojë një premtim ngushëllimi dhe paqeje.
Ju falënderoj për çdo herë që keni mbjellë fara pajtimi, takimi dhe miqësie”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të.
“Shkrimi, në mënyrën se si e bëni, është një akt i së vërtetës, i zbulesës.
Shkrimi shpreh atë që jemi, atë që besojmë dhe shpresojmë, botën që aspirojmë, të ardhmen që ëndërrojmë.
Në këtë përpjekje për të vërtetën, ne e ndiejmë se si e vërteta është diskrete, duke na ofruar veten në dialog të brendshëm me Zotin dhe në dialog të hapur dhe respektues me të afërmin tonë.
Ne nuk jemi kurrë zotër të së vërtetës; përkundrazi, ajo na pushton.
Shkrimi, për më tepër, është një akt njerëzimi.
Së fundmi, shkrimi ka të bëjë me Zotin.
Mund të duket e rrezikshme ta thuash këtë, por disa teologë kanë reflektuar dhe shkruar mbi harmoninë midis formës së shkrimit dhe zbulesës së Zotit biblik.
Kur zhytemi në thellësitë e njerëzimit tonë, nuk jemi larg Zotit, është aty, në mes të historive shumë njerëzore, që Zoti zbulon veten”, tha Papa Leo XIV-të, gjatë një pritjeje të një grupi shkrimtarësh me rastin e 100-vjetorit të Shtëpisë Botuese të Vatikanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments