top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONFEDERATA E ZVICRËS | NJË AUTOBUS U PËRFSHI NGA FLAKËT DUKE LËNË DISA TË VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR NË KANTONIN E FRIBURGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Disa pasagjerë vdiqën dhe të tjerë u plagosën në një zjarr në një autobus postar që shpërtheu në qendër të Kerzers-IT, në kantonin zviceran të Friburg-ut”.


Kështu raportoi Agjencia Telegrafike Zvicerane (Keystone-ATS) - duke theksuar se policia kantonale pohoi informacionin mbi incidentin, i raportuar fillimisht nga ente mediatike të ndryshme, përfshirë “La Liberté”.


Një zëdhënës i tha agjencisë se është ende shumë herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe se informacione të mëtejshme do të publikohen sapo policia të mësojë më shumë.


Midis të plagosurve, një person u transportua me helikopter; nga një helikopter zviceran shpëtimi.


Vendi i aksidentit është rrethuar dhe policia po i kërkon publikut të mos e vizitojë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page