KONFEDERATA E ZVICRËS | BISEDIME TË TËRTHORTA MES SHBA-ës DHE IRANIT PO MBAHEN NË GJENEVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 26
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Bisedimet të tërthorta (indirekte) midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po mbahen në Gjenevë.
Kështu raportoi një burim diplomatik.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), dhe të dërguarit e ShBA-ës, Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe Stiv Uitkof (Steve Witkoff), janë planifikuar të diskutojnë propozimet bërthamore të Iranit.
“Teherani ka bërë sugjerime për të testuar seriozitetin e ShBA-ës në negociata”, tha ministri iranian për mediat iraniane.
Uashingtoni po kërkon që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe të eksportojë rezervat e tij aktuale.
Teherani në vend të kësaj ka propozuar një moratorium tre-vjeçar dhe një zhvendosje të pjesshme të kapaciteteve të tij.
Irani përsërit se nuk kërkon armë bërthamore.
Nga ana e tij, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka kërcënuar me sulme të kufizuara.
Teherani është përgjigjur me ushtrime ushtarake.
Duke mbështetur optimizmin e kujdesshëm, Ministri Aragçi (Araghchi) beson se ekziston një mundësi historike për të arritur një marrëveshje të pashembullt.
“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë mungesën e gatishmërisë së Iranit për t'u marrë me raketat e tij balistike problematike”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments