KOMPROMENTOHET SIGURIA FIZIKE E NXËNËSVE NË GJIMNAZIN “SKËNDERBEU” NË KRUJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12, 2023
- 1 min read

Gjimnazi “Skënderbeu”, Krujë | Një ngjarje kriminale ka ndodhur në një shkollë publike të ciklit të mesëm, konkretisht, në Gjimnazin “Skënderbeu”, i ndodhur në Krujë.
Një nxënës i vitit të dytë, për arsye ende të padeklaruara publikisht, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spraj me spec djegës, duke shkaktuar gjendje të keqe shëndetësore tek bashkëmoshatarët e tij.
Policia e Shtetit, dhe autoritetet shëndetësore vendore, u paraqitën në vendin e ngjarjes, dhe kryen detyrat që ju burojnë nga statuset e tyre profesionale, duke dërguar 3 nxënës në spitalin e Krujës, të cilëve, iu ofrua ndihma e parë, dhe njëkohësisht, shoqëruan subjektin që kreu aktin kriminal, në ambientet policore, me qëllim intervistimin e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments