FRANCË | KOMISIONI PARLAMENTAR HETIMOR PËR TIKTOK-un REKOMANDON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 15 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11
- 1 min read

Paris, Francë | “Komisioni parlamentar hetimor për TikTok rekomandon ndalimin e mediave sociale virtuale për fëmijët nën 15 vjeç për të luftuar kurthin algoritmik të tij që mund të rrezikojë shëndetin e të rinjve”, sipas një raporti të botuar sot.
Rekomandimet e deputetëve përfshijnë gjithashtu vendosjen e një ore policore dixhitale në mediat sociale nga ora 22:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit për adoleshentët e moshës 15 deri në 18 vjeç, një fushatë masive informuese mbi rreziqet që lidhen me përdorimin e tyre dhe krijimin e një krimi të neglizhencës dixhitale për prindërit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments