FRANCË | FRONTI KOMBËTAR I DREJTUAR NGA MARINE LË (LE) PEN DO TË DILTE LEHTËSISHT FITIMTAR NËSE QEVERIA AKTUALE DO TË BINTE DHE NËSE DO TË SHPALLESHIN ZGJEDHJE TË REJA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Paris, Francë | Fronti Kombëtar i znj. Marine Lë (Le) Pen do të dilte lehtësisht fitimtar nëse Parlamenti do të shpërbëhej dhe do të shpalleshin zgjedhje të reja në Francë.
Kjo sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta “Le Figaro”, në të cilin, partitë në koalicion që mbështesin qeverinë aktuale duket se janë dobësuar ndjeshëm.
Me pesë ditë të mbetura deri në votimin e besimit që ka të ngjarë të rrëzojë qeverinë e Kryeministrit Fronsua Bairu (François Bayrou), një tjetër shpërbërje e parakohshme e parlamentit, e dyta në dy vjet, do të çonte në zgjedhje legjislative.
Në këto zgjedhje, koalicioni i ekstremit të djathtë - RN e Marine Lë (Le) Pen dhe UDR e z. Erik Kioti (Eric Ciotti) - do të kryesonin me 32-33%, pavarësisht nëse e majta do të kandidonte e bashkuar (siç bëri një vit më parë me NFP-në, Frontin e Ri Popullor, i cili më vonë u shpërbë) apo nëse partitë e krahut të majtë do të kandidojnë individualisht.
Në rast të një Fronti të ri Popullor, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë duke pasur parasysh hendekun midis Socialistëve dhe La France Insoumise, kjo e fundit do të merrte 25% të votave.
Kjo është një më pak se 26% që partitë e krahut të majtë do të arrinin individualisht.
Kampi makronian do të shihte një rënie të qartë, duke përfunduar në vendin e tretë me 15%.
Sondazhi padyshim nuk e merr parasysh raundin e dytë, kur partitë mund të bashkohen për të formuar një bllok kundër kundërshtarit të tyre, siç ndodhi një vit më parë me Frontin Republikan.
Aleanca arriti të mposhtë të djathtën ekstreme me një strategji abstenimesh për të favorizuar, në secilën zonë zgjedhore, ata që kandiduan kundër Rassemblement National.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments