top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONERI SHTETËROR ILIRJAN CELIBASHI REVOKOI AKREDITIMIN E TË GJITHË VËZHGUESVE TË KZAZ NR. 30 (QARKU TIRANË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është ndërprerë përkohësisht, pas një sherri që ndodhi brenda ambienteve të Qendrës së Numërimit në KZAZ-në nr. 30.

Një nga vëzhguesit e kandidatit të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi, ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, Remzi Memedi (Mehmeti) në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë.

 

Ngjarja shkaktoi kaos dhe tension duke çuar në pezullimin e menjëhershëm të procesit.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Celibashi ndërhyri me vendim të posaçëm, duke revokuar akreditimin e të gjithë vëzhguesve të KZAZ nr. 30, qarku Tiranë.

 

Vendimi mban firmën e Komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi dhe është bërë publik në orën 14:30 të datës 15 maj 2025.

 

KZAZ nr. 30 do të caktojë vetëm 1 vëzhgues për çdo tavolinë numërimi për secilin subjekt zgjedhor, dhe në rastin e koalicioneve deri në 3 vëzhgues, duke kufizuar ndjeshëm praninë e monitoruesve në qendër.

 

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është i apelueshëm brenda 3 ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page