KOMISIONERI I ENERGJISË DAN JORGENSEN: ASNJË MOLEKULË ENERGJIE NGA MOSKA EDHE NQS ARRIHET PAQJA NË UKRAINË; NUK DO TË JETË SANKSION I PËRKOHSHËM POR I PËRGJITHMONTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Për Bashkimin Evropian, objektivi është shumë, shumë i qartë.
Ne duam të ndalojmë importet e energjisë nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur.
Dhe, edhe në të ardhmen, edhe kur të ketë paqe, besoj se nuk duhet të importojmë energji ruse.
Ky nuk është një sanksion i përkohshëm.
Sapo të arrihet kjo marrëveshje, ne nuk do të importojmë më kurrë asnjë molekulë energjie ruse”, tha Komisioneri i Energjisë Dan Jorgensen me të mbërritur në takimin informal të Këshillit të BE-së që po zhvillohet në Kopenhagen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments