PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): BUDAPESTI DUHET TË NDALOJË BLERJEN E ENERGJISË NGA RUSIA; BLERJET E BASHKIMIT EVROPIAN JANË ULUR ME 20% DHE SYNOJMË T’I ELIMINOJMË FARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Komisioni ka qenë i qartë në lidhje me rrugën e anëtarësimit të Ukrainës.
Kievi i plotëson kriteret e kërkuara deri më tani.
Hungaria pohon se pranimi nuk duhet të ndodhë gjatë luftës.
Kjo, pra, do të thotë rritje e mbështetjes ushtarake për Kievin dhe, nga ana tjetër, mosushqyerje më e makinës ruse të luftës.
Ne kemi ulur blerjet tona të gazit dhe naftës nga Moska me 80%.
Mbetet 20% dhe ne duhet ta shmangim atë.
Pjesa më e madhe e kësaj përqindjeje mbulohet nga blerjet nga Hungaria; Budapesti duhet t'i ndalojë ato”.
Kjo u deklarua nga Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) në një konferencë shtypi me Presidentin Volodimir Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments