top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMANDA; REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS | MBI 40 TË VDEKUR NË NJË SULM NDAJ NJË KISHE KATOLIKE NË KONGO (I KRYER NGA REBELËT E MBËSHTETUR NGA SHTETI ISLAMIK); DYQANE DHE BANESA TË DJEGURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 3
  • 1 min read
ree

Komanda, Republika Demokratike e Kongos | Më shumë se 40 persona janë vrarë në një sulm ndaj një kishe katolike në lindje të Republikës Demokratike të Kongos nga rebelët e mbështetur nga Shteti Islamik.


Enti mediatik “Associated Press” e raporton këtë në internet, duke cituar mediat lokale, ndërsa ushtria ka konfirmuar të paktën 10 viktima dhe një udhëheqës i shoqërisë civile ka folur për të paktën 21 vdekje.


Sulmi besohet se është kryer nga anëtarë të Forcave Demokratike Aleate (ADF), të armatosur me hanxharë, të cilët, sulmuan kishën në qytetin Komanda, në provincën Ituri, rreth orës 1:00 të mëngjesit.


Disa shtëpi dhe dyqane u dogjën.


Shpreh dënimin tim më të fortë për sulmin ndaj një kishe në Komanda, në Republikën Demokratike të Kongos, ku një grup terrorist i lidhur me ISIS-in vrau mbi 40 civilë.


Vendet e kultit duhet të ruhen gjithmonë dhe liria fetare duhet të mbrohet. Italia qëndron me familjet e viktimave dhe popullin kongolez”, shkroi zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Italisë Antonio Tajani në rrjetin social virtual Iks (X).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page