top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRËSHQITJE DHEU NË NJË MINIERË NË KONGON LINDORE | TË PAKTËN 16 TË VDEKUR NË VENDIN MË TË MADH TË MINIERAVE TË KOLTANIT QË ADMINISTROHEN NGA “M23”-shi.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 1 min read
ree

Gomë, Kongo | Të paktën 16 veta kanë humbur jetën në një rrëshqitje dheu në Rubaia (Rubaya), në rajonin lindor të Republikës Demokratike të Kongos”, thanë burime lokale, duke shtuar se aksidenti ndodhi në minierën më të madhe të koltanit në vend, një mineral i përdorur gjerësisht në industrinë elektronike, tani nën kontrollin e grupit të armatosur “M23”.


Që nga rifillimi i operacioneve në vitin 2021, “M23” ka pushtuar sipërfaqe të gjera territori në lindje të RDK-së, e cila, është e pasur me burime natyrore.


Në prill të vitit të kaluar, rebelët, të mbështetur nga Ruanda, morën kontrollin e depozitës Rubaia (Rubaya), e vendosur në provincën e Kivu-së Veriore; e cila, prodhon 15 deri në 30 përqind të koltanit në botë, një mineral strategjik për industrinë e elektronikës.


Dje në mëngjes, një kodër u shemb dhe varrosi puset ku ishin gërmuesit”, tha Emmanuel Ndizeye, administrator i territorit Masisi, i cili, përfshin depozitat Rubaia.


Sipas z, Ndizeye, 131 gërmues ishin në vend kur ndodhi rrëshqitja e dheut; 111 prej tyre u shpëtuan; 4 janë të zhdukur; 16 trupa u nxorën.


Rajoni lindor kongolez, i cili, ka qenë skenë dhune për 30 vjet, është shtëpia e 60 deri në 80 përqind të rezervave botërore të koltanit, thelbësor për prodhimin e pajisjeve moderne elektronike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page