KOLUMBI | NJË SENATORE INDIGJENE U RRËMBYE NË NJË ZONË GUERILE (BASHKË ME STAFIN E SAJ TË SIGURISË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Senatorja indigjene kolumbiane Aida Kuilcue (Quilcué), një mbrojtëse e hershme e të drejtave të njeriut të komuniteteve indigjene, u rrëmbye së bashku me personelin e saj të sigurisë në departamentin e Kaukas (Caucas), një zonë e prekur prej vitesh nga prania e grupeve të armatosura ilegale.
Kështu raportoi enti mediatik kolumbian “El Tiempo” - duke deklaruar se alarmi u ngrit nëpërmjet llogarisë zyrtare të parlamentares, nga e cila, stafi i saj raportoi zhdukjen e saj gjatë një udhëtimi në rrugën midis komunave Inza dhe Totoro.
Mesazhi kërkonte bashkëpunim maksimal në marrjen e informacionit mbi sigurinë e senatores dhe pajisjet e saj mbrojtëse.
Ministri i Mbrojtjes Pedro Arnulfo Sançez (Sánchez) konfirmoi se të gjitha agjencitë ligjzbatuese janë në gatishmëri të lartë dhe janë angazhuar në operacione kërkimi.
Rasti e ka ripërqendruar vëmendjen në situatën e brishtë të sigurisë në rajon; tre vjet më parë, vëllai i senatores u rrëmbye gjithashtu për disa orë në të njëjtën zonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments