top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | SHTATË TË VRARË NGA BOMBARDIMET E USHTRISË KOLUMBIANE NË RADHËT E GUERILASVE TË UÇK-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Të paktën shtatë anëtarë të dyshuar të grupit guerilas të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kolumbisë kanë vdekur në një bombardim ushtarak në zonën e Katatumbos (Catatumbo), në verilindje të vendit.


Forcat e Armatosura e raportuan këtë në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), duke specifikuar se ishte një operacion i koordinuar midis forcave ajrore dhe ushtrisë; në një zonë rurale midis komunave El Tarra dhe Tibu.


Gjatë operacionit, të kryer për të kundërshtuar operacionet e UÇK-së në zonë dhe për të frenuar përleshjet e vazhdueshme me fraksione të tjera të armatosura, u sekuestrua një numër i konsiderueshëm armësh dhe eksplozivësh”, thuhet në deklaratë.


Ndërhyrja ushtarake vjen vetëm një ditë pasi Presidenti Gustavo Petro dhe Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), u takuan në Uashington, ku Presidenti Petro propozoi koordinimin e operacioneve të përbashkëta ushtarake me ushtrinë venezueliane për të luftuar grupet e armatosura të paligjshme dhe për të zhdukur të korrat e paligjshme të gjetheve të kokës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page