top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI: VRASËSI I MITUR ME PAGESË I SENATORIT TË DJATHTË (KONSEVATOR) URIBE TURBAI U DËNUA ME 7 VJET BURG; BASHKËPUNOI ME AUTORITETET DUKE DËFTYER EMRAT E 6 VETAVE QË KISHIN IDEUAR SULMIN E ARMATOSUR

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28
  • 1 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Vrasësi i ri me pagesë që më 7 qershor u përpoq të vriste kandidatin presidencial kolumbian nga partia e krahut të djathtë e Qendrës Demokratike, senatorin Miguel Uribe Turbai (Turbay), është dënuar me shtatë vjet burg nga një gjyqtar i specializuar në drejtësinë për të mitur.


Gazeta e Bogotës, “El Tiempo”, e raporton këtë lajm.


Djali 15-vjeçar kishte qëlluar me një pistoletë Glock drejt z. Uribe Turbai në lagjen El Golfito të Bogotës, duke e goditur në kokë dhe këmbë në fund të një tubimi zgjedhor.


Senatori vdiq më vonë në spital më 11 gusht 2025.


I mituri, i arrestuar dy blloqe larg vendit të sulmit, po mbahet nën mbikëqyrje të ngushtë në bunkerin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, duke pritur transferimin në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga programi shtetëror i Mirëqenies Familjare (Bienestar Familiar - në spanjisht).


Dënimi i tij penal merr parasysh moshën e tij si i mitur dhe përfshin plane specifike të riintegrimit social, gjithashtu sepse, gjatë hetimit, vrasësi i ri me pagesë bashkëpunoi me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke ofruar informacione të dobishme në kapjen e gjashtë autorëve të tjerë të dyshuar të vrasjes, të cilët, të gjithë tani janë në gjyq.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page