top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI: SENATORI KONSERVATOR URIBE TURBAI (VIKTIMË E SULMIT TË ARMATOSUR TË 7 QERSHORIT) VDIQ NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11
  • 2 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Senatori kolumbian Miguel Uribe Turbai (Turbay), viktimë e një sulmi më 7 qershor, vdiq këtë mëngjes në Bogota.


Gruaja e tij, Maria Klaudia (Claudia) Tarazona konfirmoi vdekjen e tij.


Do të jesh gjithmonë dashuria e jetës sime. Faleminderit që na dhe një jetë plot dashuri, faleminderit që ishe baba për vajzat tona, babai më i mirë për Alejandro-n”, shkroi znj. Tarazona.


Senatori Uribe Turbai u godit me tre të shtëna me armë zjarri, dy në kokë dhe një në këmbë.


I shtruar me urgjencë në Spitalin e Fondacionit Santa Fe, senatori iu nënshtrua procedurave neurokirurgjikale dhe vaskulare, si dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në kofshën e majtë, por raportet mjekësore e përshkruanin vazhdimisht gjendjen e tij si kritike.


Raporti i fundit, i botuar më 9 gusht, vuri në dukje se ai kishte pësuar një hemorragji në sistemin nervor qendror, duke kërkuar ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale urgjente.


Sulmuesi, një djalë nën 15 vjeç, u arrestua pas një shkëmbimi zjarri me truprojën e senatorit.


Sipas hetuesve, të paktën dhjetë persona ishin të përfshirë në sulm, por deri më sot janë arrestuar shtatë, tre prej të cilëve të mitur.


Senatori Miguel Uribe Turbai, i lindur në vitin 1986, ishte djali i znj. Diana Turbai, një gazetare e njohur, e rrëmbyer në vitin 1991 nga trafikanti i drogës Pablo Emilio Eskobar Gaviria dhe e vrarë prej tij.


Gjyshi i senatorit nga nëna, Julio Sesar Turbai Aiala (Cesar Turbay Ayala), ishte president i Kolumbisë nga viti 1978 deri në vitin 1982.


Politikani ishte paraqitur si një kandidat i mundshëm presidencial në emër të partisë konservatore të Qendrës Demokratike (Cd).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page