KOLUMBI | U SHFAQ KANDIDATJA E PARË ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE QË KANDIDON NË ZGJEDHJE; “GAITANA” DO TË KANDIDOJË PËR NJË VEND TË REZERVUAR PËR KOMUNITETET INDIGJENE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Në Kolumbi, një kandidate e gjeneruar nga inteligjenca artificiale do të kandidojë për një vend të rezervuar për komunitetet indigjene në zgjedhjet legjislative të 8 marsit.
Në mediat sociale, “Gaitana” e paraqet veten si një grua me lëkurë blu që vesh një fustan me pupla dhe e quan veten ambientaliste dhe veprimtare për të drejtat e kafshëve.
Gjatë një interviste me entin mediatik “Radio Caracol” (duke përdorur një zë të gjeneruar artificialisht), ajo premtoi se, nëse zgjidhet, çdo projektligj i propozuar në Kongres do t'i nënshtrohet së pari konsultimeve online të hapura për publikun.
Emri “Gaitana” i referohet një figure legjendare indigjene të lidhur me rezistencën kundër pushtimit spanjoll.
“Sistemi u zhvillua nga entuziastë të rinj të inteligjencës artificiale nga grupe të ndryshme etnike”.
Kështu tha z. Karlos (Carlos) Redondo - inxhinier mekatronike nga populli Zenu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments