KOLUMBI | SHPËRTHIM PRANË KOMISARIATIT TË POLICISË; MBI 10 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | “Një makinë-bombë shpërtheu … pranë stacionit të policisë Norte de Santander në Kukutë (Cucuta), qytet kolumbian në kufi me Venezuelën, në një sulm që, sipas raportimeve fillestare, plagosi të paktën dhjetë persona, përfshirë shtatë oficerë”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Blu Radio”.
Shpërthimi ndodhi në zonën e stacionit të policisë dhe pak metra larg Qendrës së Furnizimit të Kukutës (Cenabastos), një nga zonat kryesore tregtare të qytetit.
Emergjenca i ka detyruar autoritetet të kufizojnë trafikun në zonë ndërsa inspektimet vazhdojnë.
Autoritetet ende nuk i kanë identifikuar ata që janë përgjegjës për sulmin, as nuk kanë dhënë një vlerësim përfundimtar të dëmeve materiale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments