KOLUMBI | RAPORTET E INTELIGJENCËS KUMTOJNË SE KOMPLOTISTËT NARKOKOMUNISTË DUAN TË VRASIN PRESIDENTIN E DJATHTË ABELARDO DE LA ESPRIELLA PËRPARA DITËS SË PËRURIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | Stafi i presidentit të zgjedhur kolumbian Abelardo de la Espriella ka denoncuar një komplot kriminal të kurdisur nga guerilët me qëllim vrasjen e tij disa javë para përurimit të tij më 7 gusht.
Ekipi i sigurisë së politikanit trampist thuhet se ka marrë informacion inteligjence që paralajmëron për një komplot kriminal për ta vrarë atë gjatë takimeve të dorëzimit të detyrës para betimit të tij si kreu i ri i shtetit.
Sipas dokumentit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe fraksionet disidente të FARC-ut, tashmë të shpërbërë, ofruan gati 1 milion dollarë për të kryer një sulm kundër presidentit të zgjedhur.
Informacioni i marrë tregon përpjekje të mundshme infiltrimi nga kriminelët gjatë konferencave për shtyp dhe ngjarjeve publike të presidentit të zgjedhur De la Espriella, megjithëse ai ka vendosur të mos pezullojë angazhimet e tij.
Avokati 47-vjeçar i krahut të djathtë premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore se gjatë mandatit të tij në detyrë do të merrte masa të ashpra kundër grupeve të armatosura ilegale dhe do të shpërbënte negociatat e paqes të nisura nga presidenti i majtë në largim Gustavo Petro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments