top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | PRESIDENTI I ZGJEDHUR ABELARDO DE LA ESPRIELLA: DO TA MARR DETYRËN NË NJË KAZERMË UASHTARAKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti i zgjedhur Abelardo de la Espriella, përsëriti se do të zhvendoset në një bazë ushtarake më 7 gusht, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga presidenti në largim Gustavo Petro.


Dy ditë më parë, ky i fundit kishte urdhëruar që asnjë instalim ushtarak të mos përdoret për transferimin e pushtetit, duke theksuar se, sipas ligjit, ceremonia duhet të zhvillohet para Kongresit në kryeqytetin Bogotë.


Do të marr detyrën në një kazermë në jug të vendit për t'i bërë homazh solemn heronjve të kombit dhe personelit ushtarak që mbron demokracinë, lirinë dhe institucionet”.


Kështu tha presidenti i zgjedhur De la Espriella në mediat shoqërore virtuale.


I njohur me pseudonimin “El Tigre” njoftoi gjithashtu eliminimin e 229 pozicioneve institucionale, për t'i ndarë këto burime programeve që u sjellin dobi drejtpërdrejt kolumbianëve.


Ndër organet që ai dëshiron të shfuqizojë janë Këshilli Kombëtar i Pajtimit dhe Këshilli Presidencial për të Drejtat e Njeriut.


Ish-presidenti Petro, nga ana e tij, pretendon se ka prova për mashtrim gjatë zgjedhjeve të balotazhit presidencial dhe po mobilizon mbështetësit e tij për një demonstratë më 20 korrik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page