KOLUMBI | PRESIDENTI I MAJTË GUSTAVO PETRO DO TË RIORGANIZOJË UDHËHEQJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA PËR TË LUFTUAR TRAFIKANTËT E KOKAINËS NË ZONAT RURALE; I KA HYRË FRIKA NGA PRESIDENTI TRAMP (TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2025
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka njoftuar një riorganizim të udhëheqjes së Forcave të Armatosura për t'iu përgjigjur sfidave të mëdha të vitit 2026.
Reforma parashikon zëvendësimin e deri në tetë komandantëve dhe zëvendëskomandantëve të Ushtrisë, Marinës dhe Forcave Ajrore.
Sipas kreut të shtetit, ndryshimet do të ndihmojnë në konsolidimin e transformimit të territorit drejt ligjshmërisë dhe çlirimin e zonave rurale nga kontrolli i trafikut të drogës, duke forcuar mbrojtjen e popullsisë civile dhe rrugën drejt paqes.
Sipas Presidentit Petro, udhëheqja e re ushtarake do të punojë krahas popullit për të forcuar sigurinë, për të mbrojtur jetën dhe për të konsoliduar demokracinë në vend.
“Prioriteti është siguria dhe demokracia”, deklaroi Presidenti Petro në rrjetin social virtual Iks (X), duke falënderuar udhëheqësit në largim për punën e tyre.
Ndër arritjet e pretenduara nga udhëheqja aktuale ushtarake, Presidenti Petro përmendi rekordin historik të sekuestrimeve të kokainës në vitin 2025, neutralizimin e mbi 4,00 anëtarëve të karteleve kryesore të trafikimit të drogës dhe një rritje prej 6% të forcave ushtarake dhe policore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments