KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO FTOI PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMPIN) TË VIZITOJË VENDIN E AMERIKËS SË JUGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro e ftoi Presidentin Danlld Tramp (Donald Trumpin) të vizitojë vendin e Amerikës së Jugut për t'i treguar atij si të shkatërrojë laboratorët e kokainës pa raketa, pasi presidenti amerikan paralajmëroi se kushdo që prodhon ose trafikon drogë në ShBA-ës do të jetë subjekt sulmi.
Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X) Presidenti Petro shkroi se:
1- “Ejani, z. Tramp (Trump), ju ftoj të merrni pjesë në shkatërrimin e nëntë laboratorëve që ne çmontojmë çdo ditë në mënyrë që kokaina të mos arrijë në Shtetet e Bashkuara.
Pa raketa, unë shkatërrova 18400 laboratorë gjatë qeverisjes sime; ejani me mua dhe do t'ju mësoj si ta bëni, nga një çdo 40 minuta.
Por mos e kërcënoni sovranitetin tonë; do ta zgjoni Jaguarin - duke iu referuar një aeroplani luftarak historik të prodhuar në Britani që Mbretëria e Bashkuar ia furnizoi Kolumbisë.
Sulmi ndaj sovranitetit tonë do të thotë shpallje lufte.
Mos prishni dy shekuj marrëdhënie diplomatike. Më keni shpifur tashmë, mos vazhdoni. Nëse ndonjë vend ka penguar mijëra ton kokainë të arrijnë në ShBA-ës, ai është Kolumbia”.
Presidenti Petro ka qenë prej kohësh kritik ndaj vijës së ashpër të Uashingtonit në Karaibe, ku operacionet amerikane kundër drogës kanë fundosur anije dhe kanë shkaktuar rreth tetëdhjetë vdekje që nga fillimi i muajit shtator.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments