top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | NË KRYEQYTET SHPËRTHUEN PROTESTA PASI NJË GRUP SATANIST SULMOI NJË KISHË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 4
1 min read

Bogotë, Kolumbi | Polemikat dhe zemërimi shpërthyen në Bogotë pasi një grup që pretendonte të ishte satanist sulmoi festimet e së Premtes së Madhe në Kishën e Shën Françeskut (San Francisko) në qendër të kryeqytetit kolumbian.


Sipas videove të qarkulluara në mediat sociale virtuale dhe të ripostuara nga enti mediatik vendor “El Tiempo” - disa persona të veshur me të zeza, që mbanin zinxhirë dhe simbole provokuese, u shfaqën në hyrje të kishës ndërsa besimtarët po merrnin pjesë në Udhëtimin e Kryqit dhe vizitën tradicionale në shtatë varre.


Të pranishmit reaguan duke kërkuar respekt për Javën e Shenjtë, dhe disa video tregojnë besimtarët që përpiqen të mbyllin dyert e kishës për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme të ritualit.


Policia ndërhyri në vendngjarje për të frenuar tensionin dhe për të rivendosur qetësinë.


Episodi shkaktoi reagime të forta në mediat sociale dhe midis katolikëve në Kolumbi, ku liria e adhurimit mbrohet nga Neni 19 i Kushtetutës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page