KOLUMBI | PAK DITË PARA ZGJEDHJEVE LEGJISLATIVE PO SHFAQEN SHENJAT E PARA TË DHUNËS; TRE USHTARË U VRARË NË NJË SULM GUERILAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 5
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Në Kolumbi, Misioni i Vëzhgimit Zgjedhor njoftoi se, katër ditë para zgjedhjeve legjislative të vendit, 339 bashki janë identifikuar si në rrezik dhune kriminale, përfshirë 126 në rrezik ekstrem.
Sipas raportit, dhuna e raportuar shtrihet në 23 nga 32 departamentet e vendit, megjithëse shumica e këtyre zonave të prekura janë të përqendruara në departamentet e Kaukës (Cauca) në jugperëndim dhe Antiokias (Antioquia) në veriperëndim.
Misioni vuri në dukje gjithashtu se 2486 qendra votimi janë nën alarm të kuq, duke përfshirë 1655 qendra votimi rurale dhe 295 në Zonat Zgjedhore Speciale Tranzitore të Paqes, ku është në fuqi edhe një alarm moti për shkak të sezonit të shirave të rrëmbyeshëm.
Ndërkohë, dje, të paktën tre ushtarë u vranë dhe një u plagos në një sulm që i atribuohet të ashtuquajturit “Fronti Karolina Ramirez” të Shtabit të Përgjithshëm Qendror (një grup disident i FARk-ut të shuar) në Santo Domingo, një qytet rural në departamentin jugor të Kakuetës (Caquetá).
Ushtria tha se ushtarët u sulmuan ndërsa instalonin dhe verifikonin qendrat e votimit për zgjedhjet e së dielës në atë komunë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments