KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO NJOFTOI TAKSË MBI FITIMET E BANKAVE (NË KUADËR TË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME EKONOMIKE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro njoftoi nënshkrimin e një dekreti që fut një taksë mbi fitimet e jashtëzakonshme në sektorin bankar.
Masa është pjesë e gjendjes së emergjencës ekonomike të shpallur nga qeveria.
“Të konsiderosh mëkat taksimin e këtyre fitimeve të tepërta është e padrejtë”, shkroi Presidenti Petro, në rrjetin social virtual Iks (X) - duke theksuar se është vendimi më i drejtë që mund të merret.
Sipas Presidentit Petro, qëllimi është që një pjesë e fitimeve të sistemit financiar të alokohet për nevojat sociale dhe produktive të vendit.
Shoqatat kritike bankare paralajmërojnë, megjithatë, se masa të tilla mund të ndikojnë në stabilitetin e sistemit, të rrisin koston e kredisë dhe të dekurajojnë investimet.
Përballja midis qeverisë dhe sektorit financiar ka vazhduar që nga fillimi i mandatit të tij, me Presidentin Petron që kritikon vazhdimisht fitimet e larta të bankave, veçanërisht në një kontekst të normave të larta të interesit, duke bërë thirrje për një rol më aktiv për sistemin financiar në zhvillimin ekonomik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments