KOLONËT IZRAELITË U VUNË FLAKËN MAKINAVE DHE SHTËPIVE PALESTINEZE NË FSHATIN BROOKIN PAS VRASJES SË NJË GRUAJE IZRAELITE SHTATZËNË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 2 min read

Bregu Perëndimor | Kolonët izraelitë u vunë zjarrin automjeteve dhe shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë banorët dhe konfirmoi ushtria izraelite, në sulmin e fundit deri më tani në fshatin Brookin, pranë vendit ku një grua shtatzënë izraelite u vra këtë muaj.
Banorët palestinezë të fshatit Brookin, të cilët, thonë se përballen me sulme të vazhdueshme nga izraelitët nga vendbanimi aty pranë, thanë se gjatë natës u shfaq një grup i madh njerëzish, duke hedhur kokteje Molotov dhe duke rrahur këdo që gjenin.
Z. Akram Sabra, një banor i fshatit, tha se iku nga shtëpia e tij kur dhjetëra - ndoshta rreth 100 - njerëz i vunë flakën makinave që i përkisnin atij dhe anëtarëve të familjes së tij dhe hodhën një bombë djegëse në shtëpinë e djalit të tij.
“Pashë automjetet e mia duke u djegur dhe pastaj më goditën në kokë dhe ende jam i marramendur”, tha ai.
Ushtria izraelite tha se mori një raport se civilë izraelitë po vandalizonin pronat në zonën e fshatit, në Bregun Perëndimor verior.
“Kur morëm raportin, ushtarët e IDF-së u vendosën në vendngjarje. Të dyshuarit u larguan para se të mbërrinin ushtarët”, njoftoi ai, duke shtuar se nuk u raportuan të lënduar dhe incidenti është nën hetim.
Forcat izraelite kanë vendosur një bllokim të rreptë në fshatin Brookin dhe përreth tij pas vrasjes së znj. Jeela Gez, një gruaje shtatzënë që jetonte në vendbanimin fqinj izraelit të Bruhin.
Ushtria raportoi këtë javë se ushtarët që po kontrollonin zonën pranë fshatit Brookin vranë vrasësin e saj, i cili, ishte anëtar i Hamasit dhe kishte vuajtur një dënim me burg për këtë.
Ata arrestuan gjithashtu disa persona me akuzën se e kishin ndihmuar atë në sulm.
Pas vdekjes së Gezit, banorët palestinezë raportuan sulme të shumta nga kolonët, të cilët, dogjën makina, hodhën gurë dhe bomba zjarri në shtëpi dhe shkatërruan tokën që u përkiste palestinezëve.
“Ata vijnë pothuajse çdo ditë, madje disa herë në ditë. Na sulmojnë me gurë dhe fyerje”, tha z. Mustafa Hater, me moshë 45 vjeç.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 11000 palestinezë në fshatin Brookin dhe Kafr ad-Diq janë nën rrethim.
Që nga 19 maji, janë raportuar 28 sulme ndaj kolonëve që kanë rezultuar në lëndime ose dëme materiale.
Vitin e kaluar pati 1449 sulme ndaj kolonëve - numri më i lartë në 20 vjet.
Shumë ministra të lartë në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu kanë bërë thirrje hapur për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe zhvendosjen e një numri të madh banorësh palestinezë.
Bregu Perëndimor, të cilin palestinezët e duan si thelbin e shtetit të tyre, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor, u pushtua nga forcat izraelite në vitin 1967 dhe që atëherë ka mbetur nën pushtim ushtarak.
Shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet izraelite të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Izraeli nuk është dakord dhe citon lidhjet historike dhe biblike të hebrenjve me rajonin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments