top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLONËT IZRAELITË SULMUAN XHAMINË AL-AKSA NË JERUSALEMIN LINDOR DHE KRYEN RITUALE TALMUDIKE - RAPORTUAN MEDIAT VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Dhjetëra kolonë izraelitë sulmuan Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, sot, në ditën e pestë të muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit”.


Kështu raportuan entet mediatike palestineze - të citura nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu News”.


Kolonët hynë në xhami dhe kryen rituale talmudike dhe provokuese në oborret nën mbrojtjen e policisë izraelite”.


Kështu raportoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve “Wafa” - duke shtuar se pushtimi i kolonëve ishte pjesë e një sërë masash të përsëritura izraelite për të sjellë ndryshime demografike në xhami dhe në Jerusalemin Lindor.


Banorët palestinezë të Jerusalemit Lindor të pushtuar shpesh janë në shënjestër gjatë pushtimeve të kolonëve, duke përfshirë sulme fizike ndaj besimtarëve dhe kufizime në qasjen (aksesin) në xhami.


Ramazani filloi të mërkurën në disa vende arabe dhe myslimane.


Çdo vit, gjatë muajit të shenjtë mysliman, Izraeli vendos masa të shtuara sigurie në Jerusalemin Lindor dhe rrethinat e tij, duke kufizuar rëndë aksesin e palestinezëve në Al-Aksa.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page