FSHATI GREME; FERIZAJ | U PROCEDUA PENALISHT MEHMET QERIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Fshati Greme, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:
1- Z. Mehmet Qerimi.
Intervistimi i tij lidhej me të shtënat me armë zjarri të ndodhura më 25 maj 2025 (rreth orës 14:30).
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal disa gëzhoja arme zjarri.
Ai u vendos nën hetim penal paraprak në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar