KLOS: NERIM BESHIRI U BËN SËRISH APEL INSTITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TA NDIHMOJNË TË NXJERRI KUFOMËN E TË BIRIT (ARDIT BESHIRI) NGA MASIVI I DHERAVE QË E ZURI PËRPOSH NË VENDIN E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 5
- 1 min read

Klos, Shqipëri | Z. Nerim Beshiri (babai i punonjësit Ardit Beshiri) bën sërish apel për ndihmë për gjetjen e djalit të tij, z. Ardit Beshiri, i cili, ishte duke punuar me eskavator kur një masiv dheu e zuri përposh.
“Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja, se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal.
I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë.
Nuk ka asnjë lloj mjeti.
Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para.
Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha. Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin.
Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, deklaroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments