top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLARK (CLARK) OLOFSSON VDIQ | ISHTE RRËMBYESI QË FRYMËZOI TEORINË E SINDROMËS SË STOKHOLMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read
ree

Stokholm, Suedi | Një nga dy kriminelët karizmatikë të përfshirë në rrëmbimin që i dha botës termin Sindroma e Stokholmit ka vdekur në moshën 78 vjeç”, tha familja e tij.


Enti mediatik “BBC” e raporton këtë lajm.


Klark (Clark) Olofsson, i cili, u bë i famshëm globalisht në vitin 1973 pas një rrëmbimi dhe grabitjeje banke në kryeqytetin suedez, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë”, tha familja e tij për gazetën online “Dagens Etc”.


Gjatë një grabitjeje gjashtëditore të bankes, pengjet e z. Olofsson filluan të ndienin keqardhje për të dhe bashkëpunëtorin e tij, duke mbrojtur veprimet e tyre dhe duke u bërë gjithnjë e më armiqësorë ndaj policisë jashtë.


Termi u shpik pas rrethimit nga kriminologu dhe psikiatri suedez Nils Bejerot për të shpjeguar dashurinë në dukje të paarsyeshme që disa të marrë peng ndienin për rrëmbyesit e tyre.


Teoria arriti një audiencë më të gjerë vitin pasardhës, kur trashëgimtarja e Kalifornisë Peti Hirst (Patty Hearst) u rrëmbye nga militantë revolucionarë dhe më vonë u bashkua me ta.


Në vitin 2022, aktori Bill Skarsgård luajti kriminelin në serialin dramatik të Netflix Klark (Clark).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page