THIRRJE PËR SHPËTIMIN E GJUHËS DHE KOMBIT SHQIPTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25
- 2 min read

Nga z. Agron Dalipaj (studiues).
Tiranë, Shqipëri | Kongresi i vitit 1972 nuk ishte një akt unifikimi, por një akt nënshtrimi gjuhësor, një firmosje zyrtare mbi plagën e rëndë që iu hap gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar.
U zgjodh një variant dialektor (toskërishtja) dhe u shënjestrua për shuarje trashëgimia më e lashtë, më e thellë dhe më e shkëlqyer e gjuhës sonë: gegërishtja.
Le ta themi qartë: çdo dialekt ka potencialin e plotë të shërbejë si gjuhë standarde.
Edhe toskërishtja nuk kishte asnjë mangësi për të pasur këtë status. Por ajo që i është bërë gegërishtes nuk është zgjedhje gjuhësore, është dënim politik dhe kulturor, një goditje e mirëmenduar ndaj shtyllës më të lashtë të identitetit tonë.
Nga studimet e mia, del pa asnjë mëdyshje: toskërishtja është një derivat më i konceptualizuar, më i përpunuar i gegërishtes.
Por gegërishtja, me gjithë strukturën, morfologjinë, semantikën dhe frymën e saj, dëshmon se është varianti i gjallë i gjuhës themelore të familjes indoevropiane.
Ajo përfaqëson zërin autentik të gjuhës së parë, të hamendësuar prej të gjithë gjuhëtarëve të botës: gjuha që kërkojnë si proto-gjuhë indoevropiane, është vetë gegërishtja!
Duke shpërfillur gegërishten dhe duke e çuar drejt zhdukjes, po shuajmë provën e vetme të gjallë që mund ta bëjë Shqipen qendër të kërkimit gjuhësor botëror. Dhe ky nuk është një gabim i thjeshtë, është një krim ndaj kombit.
Unë, Agron Dalipaj, jam gati ta mbroj këtë të vërtetë para çdo akademie, para çdo institucioni shkencor në botë.
Por në vend të debatit shkencor, përballem me mure të ngritura nga frika. Dyert që mbyllen përballë meje janë dyer që fshehin të vërtetën. Janë dyer që ruajnë gënjeshtrën.
Pse? Sepse po të pranohet ajo që themi, bie e gjithë struktura ideologjike e albanologjisë zyrtare, bie çdo dogmë mbi origjinën e shqipes, bie çdo mit që e mbajti këtë komb nën diktat ideologjik.
Po të pranohet se gegërishtja është proto-shqipja dhe proto-indoevropianishtja (PIE), atëherë del në shesh se institucionet akademike shqiptare, veçanërisht Akademia e Shkencave (ASh) dhe Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), kanë qenë për dekada të tëra në shërbim të direktivave të Beogradit.
Jo për shqiptarët, por kundër tyre.
Sot, nuk ka armik më të rrezikshëm për gjuhën dhe identitetin shqiptar se këto dy institucione, të kapura, të heshtura, të korruptuara shpirtërisht.
Kur nuk kanë forcën të më bëjnë oponencë shkencore, bëjnë peticione që të më censurojnë, të më ndalojnë fjalën, të më përjashtojnë nga hapësira publike.
Por e vërteta nuk censurohet. E vërteta del gjithmonë në dritë.
Nëse duam ta mbrojmë kombin tonë, nëse duam të kemi një të ardhme si shqiptarë, duhet ta fillojmë nga themeli: nga riformatimi rrënjësor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Aty është çelësi.
Aty është kanceri. Aty duhet të bëhet ndërhyrja.
Heshtja sot është bashkëfajësi. Heshtja është vetëvrasje kombëtare.
Zgjohu, shqiptar!
Kombi yt ka një gjuhë që është më shumë se gjuhë: është prova që kemi qenë qendra e qytetërimit të parë.
Mos lejo që ta shuajnë para syve të tu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments