KINA PARALAJMËROI MEDIAT E HUAJA QË I KANË NXJERRË LAKRAT NË SHESH NË LIDHJE ME ZJARRIN VDEKJEPRURËS QË RA NË HONG KONG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Hong Kong, Republika Popullore e Kinës | Zyra e sigurisë kombëtare e Kinës në Hong Kong paralajmëroi mediat e huaja të shtunën që të mos përhapin informacione të rreme ose të njollosin përpjekjet e qeverisë për t'u përballur me zjarrin më të keq të qytetit në gati 80 vjet.
Përpara zgjedhjeve për këshillin legjislativ të dielën në qendrën financiare globale, Zyra për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare tha se kishte thirrur një numër mediash të huaja të paspecifikuara, duke kritikuar mbulimin e zjarrit që vrau të paktën 159 veta në kompleksin rezidencial të lartë Uang Fuk Kort (Wang Fuk Court).
“Disa media të huaja kanë raportuar së fundmi për Hong Kongun duke injoruar faktet, duke përhapur informacione të rreme, duke shtrembëruar dhe njollosur punën e qeverisë për lehtësimin e fatkeqësive dhe pasojat e tyre, duke sulmuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e Këshillit Legjislativ, duke provokuar përçarje sociale dhe opozitë”, thuhet në deklaratë.
Zyra tha se e mblodhi takimin në përputhje me një ligj të sigurisë kombëtare që Pekini ia imponoi ish-kolonisë britanike në vitin 2020 pas protestave masive pro-demokracisë.
Ligji thotë se Zyra mund të marrë masat e nevojshme për të forcuar menaxhimin e subjekteve të huaja, përfshirë agjencitë e lajmeve.
Takimi i së shtunës dukej të ishte takimi i parë i tillë i mediave të huaja në masë që u përball me kritika për mbulimin e tyre të një ngjarjeje specifike nga Zyra, e cila, drejtohet nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Sigurisë Shtetërore kineze.
Që nga protestat e vitit 2019, kur miliona njerëz dolën në rrugë, autoritetet e Pekinit dhe Hong Kongut kanë shtypur kundërshtimin në qytet, duke arrestuar demokratët e opozitës dhe duke mbyllur mediat liberale dhe grupet e shoqërisë civile.
Takimi i së shtunës vjen ndërsa autoritetet përpiqen të përmbajnë zemërimin e publikut për flakët, ku mbikëqyrja e dobët dhe materialet e dobëta të përdorura në një rinovim janë përmendur si shkaqe të përhapjes shkatërruese të zjarrit.
Autoritetet kanë ndaluar disa aktivistë që kërkuan llogaridhënie më të madhe nga qeveria.
Pekini gjithashtu i ka paralajmëruar njerëzit kundër përdorimit të katastrofës për të prishur Hong Kongun.
Hong Kongu renditet i 140-ti nga 180 në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të përpiluar nga grupi i avokimit Reporterët pa Kufij.
Manjati i medias nga Hong Kongu, Xhimi (Jimmy) Lai, 77 vjeç, një kritik i shquar i Kinës, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq për sigurinë kombëtare.
Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), i bëri presion homologut të tij kinez, Shi Xhinping (Xi Jinping), në një takim muajin e kaluar për të liruar z. Lai - raportoi agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments