PAKISTANI NOMINOI PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21, 2025
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Qeveria pakistaneze njoftoi të premten se po e nominon Presidentin e ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti, duke përmendur ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike në krizën e fundit midis Indisë dhe Pakistanit për të parandaluar një konflikt potencialisht katastrofik midis dy fuqive bërthamore fqinje.
Në një deklaratë të postuar në llogarinë zyrtare të qeverisë pakistaneze në platformën Iks (X) Islamabadi vlerësoi presidentin Tramp (Trump) për ndërhyrjen e tij vendimtare, e cila, çoi në një armëpushim midis Indisë dhe Pakistanit dhe shmangu një konflikt më të gjerë rajonal.
Qeveria pakistaneze, ndër të tjera, shpreh shpresën se përpjekjet e presidentit Tramp (Trump) do të vazhdojnë të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, duke pasur parasysh krizat në Lindjen e Mesme, duke përfshirë krizën humanitare në zhvillim e sipër në Gaza dhe përshkallëzimin në përkeqësim që përfshin Iranin.
Duke folur me gazetarët në Moristaun (Morristown), Xhersi i Ri (New Jersey), Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) pohoi se duhej t'i ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqen 4-5 herë në të kaluarën, por ata ua japin atë vetëm liberalëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments