KILI | U MIRATUA PROJEKTI I AMONIAKUT TË GJELBËR PREJ 11 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 43 minutes ago
- 1 min read
La Paz, Kili | Komisioni i Vlerësimit Mjedisor i rajonit Magalanes ka miratuar unanimisht mega-projektin e HNH Energy për prodhimin e amoniakut të gjelbër, me një investim të planifikuar prej 11 miliardë dollarësh ($).
Iniciativa, që përfshin komunat e Punta Arenas, Laguna Blankës (Blanca) dhe San Gregorio-s, është projekti më i madh i miratuar ndonjëherë nga Sistemi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor (SEIA) i Kilit, pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm prej 5.4 miliardë dollarësh ($).
Konsorciumi, i formuar nga kompanitë austriake “Austria Energy” dhe “Ökowing” dhe fondi danez “Copenhagen Infrastructure Partners”, parashikon një fazë të parë, një park eolik 1.4 GW me 194 turbina, një impiant shkripëzimi, objekte prodhimi dhe magazinimi dhe një port eksporti.
Kapaciteti i energjisë nga era do të rritet në 2.1 GW në fazën e dytë.
Ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2027, ndërsa prodhimi i amoniakut të gjelbër pritet në gjysmën e dytë të vitit 2030.
Gjatë ndërtimit do të punësohen afërsisht 4000 punëtorë, ndërsa faza operative do të kërkojë 1800 punëtorë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments