KENIA: NJË AUTOBUS QË PO KTHEHEJ NGA NJË FUNERAL U PËRMBYS | 21 VETA TË VDEKUR + 20 TË PLAGOSUR (5 PREJ TË CILËVE NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 8
- 1 min read

Nairobi, Kenia | Njëzet e një veta janë raportuar të vdekur në Kenia pas një aksidenti automobilistik këtë pasdite në rrugën që lidh qytetet Kisumu dhe Kakamega, në rajonin veriperëndimor të vendit.
“Një autobus që transportonte një grup njerëzish që ktheheshin nga një funeral humbi kontrollin gjatë kthesës, rrëshqiti nga rruga dhe u përmbys”, raporton enti mediatik “Citizen Digital”.
Duke konfirmuar aksidentin, Shefi i Policisë Rajonale të Rrugës së Nianzës, Peter Maina, tha se viktimat përfshinin 10 burra, 10 gra dhe një foshnjë tetëmuajshe.
Njëzet pasagjerë të tjerë u plagosën, pesë prej të cilëve ishin në gjendje kritike dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Mësimor dhe Referues Odinga në Kisumu për trajtim mjekësor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments