top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KENIA: VRASËSI SERIAL PSIKOPATIK DHE VAMPIR I GRAVE U ARRATIS NGA BURGU | KALLINS XHUMAISI (COLLINS JUMAISI) KA RRËFYER SE KA VRARË 42 GRA (PËRFSHIRË GRUAN E TIJ) MIDIS VITEVE 2022 DHE 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22, 2024
  • 1 min read
ree

Nairobi, Kenia | Policia keniane ka njoftuar se do të ofrojë një shpërblim për informacionin që çon në arrestimin e një vrasësi serial të dyshuar, i cili u arratis nga një stacion policie në Nairobi disa ditë më parë.

 

Një shpërblim i konsiderueshëm financiar do t'i jepet kujtdo që jep informacion të besueshëm që çon në arrestimin e të dyshuarit”, tha Drejtoria e Hetimeve Kriminale, pa specifikuar shumën e shpërblimit.

 

I dyshuari për vrasjen e dhjetëra grave, Kallins Xhumaisi (Collins Jumaisi), me moshë 33 vjeç, u arratis nga një komisariat natën mes të hënës dhe të martës, së bashku me 12 të burgosur të tjerë eritreanë në një situatë të parregullt.

 

Ai u arrestua më 15 korrik 2024, disa ditë pas zbulimit të nëntë trupave, të gjymtuar dhe copëtuar, të mbyllur në thasë në një vendgrumbullim, në jug të Nairobit.

 

Sipas autoriteteve, ai, i përshkruar si një vrasës serial psikopatik dhe vampir ka rrëfyer se ka kryer 42 vrasje të grave midis viteve 2022-2024 - e para prej të cilave ishte ajo e gruas së tij.

 

Pas arratisjes së vrasësit serial, pesë oficerë policie kenianë u paditën.

 

Arratisja ndodhi teksa oficerët po hanin mëngjes, duke prerë një çati me rrjetë metalike dhe më pas duke ngjitur një mur rrethues.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page